Gjakderdhja që ka përfshirë shtetin Rakhine në Myanmar e detyroi Hamidan, një myslimane Rohingya që të arratisej nga vendlindja e saj javën e shkuar.

Ajo, sëbashku me bashkëshortin Nasir Ahmed dhe dy fëmijët e vegjël iu bashkuan dhjetëra refugjatëve në një anije të vogël peshkimi, për të kaluar gjirin e Bengal e për të gjetur strehë në fshatin Shah Porir Dwip të Bangladeshit.

Fotoja më lart u realizua në momentin kur familja sapo kishte mbërritur në Teknaf, pasi varka e tyre u përmbys.

Hamida mbijetoi, por Abdul Masood, fëmija i saj 40 ditësh nuk pati të njëjtin fat.

“Vrapova tek vendi dhe gjeta njerëz duke qarë mbi trupin e vdekur të një fëmije”,

rrëfeu fotografi i Reuters, Mohammad Ponis Hossain.

Horrori i Hamida dhe Nasir Ahmed është pasqyra e asaj që mijëra familje janë përballur gjatë javëve të fundit në këtë zonë.

Komuniteti i Rohingya, një minoritet etnik në Myanmar është persekutuar prej dekadash, por dhuna shpërtheu muajin e shkuar, pasi militantët e Rohingya sulmuan stacionet policore lokale.

Kjo bëri që forcat qeveritare të reagonin me dhunë në fshatrat ku jeton ky komunitet, nëpër zonat veriore të vendit. Me qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë jetojnë nën kërcënim.

Më shumë se 400 mijë persona kanë marrë arratinë në drejtim të Bangladeshit./tvklan.al