Faraday Future (FF) FFZERO1 Concept vehicle at FF's pre-CES reveal event in Las Vegas on Monday, Jan. 4, 2016. (Bizuayehu Tesfaye/ AP Images for Faraday Future)

Kryefjala e Panairit më të madh elektronik në Las Vegas CES 2016 janë makinat e mençura, që nuk kanë nevojë për shofer dhe drejtohen nga kompjuter të fuqishëm.

Mbi 100 kompani të prodhimit të makinave dhe teknologjive të automjeteve paraqiten produktet elektronike, në kohën kur tregu i makinave po shënon hapa prapa.

Këto janë makinat e mençuara, që nuk ndotin ambientin.

BMW ka zbuluar makinën e së ardhmes me tre sisteme të ndryshme drejtimi: i drejtuar, i asistuar ose plotësisht automatik.

Prodhuesi i makinave Ford prezantoi një element të ri, që beson se do ta bëjë fitues në garën për makinat plotësisht autonome, i ndihmuar nga sensori Lidar i prodhuar nga një kompani me qendër në Kaliforni. Por janë çmimet shumë të larta të sensoreve të tillë, që pengojnë daljen e tyre në treg në mbarë botën.

Volksvagen i ofroi piblikut atë që quhet “porta drejt së ardhmen” Budd -e Van duke perfeksionuar plotësisht një nga furgonët e famshëm të saj, i cili në mbi 370 km emëtimet do të jenë në zero, ndërsa bateria e tij do të karikohet për 30 minuta.

Tv Klan