“Mundësi për të ndarë eksperiencat”

Pak përpara nisjes së tyre drejt Beogradit, prodhuesit e verës shqiptare u pritën nga Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Pjesëmarrjen në panairin “Vizioni i verës-Ballkani i Hapur”, Krifca ju sugjeroi ta shohin si një mundësi të artë për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të zhvilluar bashkëpunimet me kompani nga e gjithë bota.

Për Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro kjo formë promovimi i kulinarisë dhe verës shqiptare do të ndikojë pozitivisht në turizëm.

Përveç verës dhe kulinarisë, Shqipëria do të ketë edhe një stendë për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe historinë, përmes kostumeve popullore dhe punimeve artizanale.

Tv Klan