artizanalet

Koleksione, krijime artizanale, produkte tipike shqiptare, përbëjnë panarin, që më së miri promovon kulturën dhe materiale të vendit tonë.

Për të dytin vit, mbrojtësit dhe njëherash nxitësit e traditës, autentikes, bëhen bashkë për të prezentuar gjithçka të bërë në Shqipëri.

Odën e çeli Zonja e Parë, Odeta Nishani.

Vizitorët, do të shohin në këtë panair vlerash, objekte të familjes mbretërore të paekspozuara më parë.

Stendat e vendosura në “Rogner” janë të vizitueshme deri në 29 Nentor.

Tv Klan