E kthyer në traditë, e sotmja në “Memorial International School of Tirana” ishte një ditë panairi. Krijuesit e këtyre stendave që përfaqësojnë mbi 20 kultura nga çdo kontinente janë vetë nxënësit dhe gjimnazistët e MIST.

Jacaqueline Germann Drejtuese e Dep. të Shkencave Sociale

Ne kemi shumë nxënës të huaj nga vende të ndryshme të botës. Çdo vit ne zgjedhim një ditë për të sjellë në një festë të përbashkët kulturën dhe traditën e tyre. Të ndryshëm, por të ngjashëm kur flasim për dashurinë që kemi për njëri tjetrin. Dhe ky është mesazhi që përçojmë të respektojmë secilin komunitet, të jemi tolerantë dhe ta shohim njëri tjetrin si mik

”.

Për të prezantuar vendin e tyre të origjinës, të rinjtë i ofronin njëri-tjetrit, mësuesve, prindërve dhe vizitorëve të shumtë, ushqimet karakteristike, artin përmes suvenireve dhe udhërrëfyes turistikë.

Gjithçka që shikoni këtu i përket kuzhinës tradicionale bullgare. Po përveç tyre kemi realizuar edhe një byzylyk që përngjan me veroren tuaj por që ne e quajmë“martenica” dhe e mbajmë gjatë gjithë Marsit, pasi besojmë se është fatsjellëse….

Në rolin e spektatorit apo ndihmësit në stendat e panairit, për prindërit ishte menduar edhe një koncert shumë kulturash e gjuhësh.

Në mbyllje të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve do të shkojnë për bamirësi.

Tv Klan