Përfaqësuesja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed ka folur për skandalin e “Panama Papers”. Gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed ka thënë se: “

Kjo është çështje globale që ka përfshirë shumë vende. Është Qeveria që duhet të trajtojë çështjet ligjore përsa i përket sektorit bankar, përsa i përket krijimit të llogarive offshore që kanë ndodhur në gjithë botën. Banka Botërore nuk ka për momentin kontroll të drejtpërdrejtë lidhur me këtë çështje

”.

Në raportin e BB-së, rritja ekonomike për Shqipërinë ishte 2.6%, ndërsa pohohet se ky zhvillim ka ardhur nga investimet private. Përfaqësuesja e Bankës  tha ndër të tjera se Shqipëria rrezikohet nga deflacioni për shkak të çmimeve shumë të ulëta. Ajo tha se ekonomia shqiptare u rrit me 2.6 % në 2015, e mbështetur nga investimet e fuqishme private. /tvklan.al