Gjermani- Një pjesë e terminalit të Aeroportit të Frankfurtit është evakuuar, pasi një grua kaloi zonën e sigurisë pa mbaruar ende kontrollin fizik, duke u zhdukur mes turmës.

Autoritetet dyshojnë se gruaja mbante një bombë në çantën e saj të dorës.

aeroport 2

Të gjithë pasagjerët u dërguan në një tjetër terminal për arsye sigurie, ndërsa pritet një raport zyrtar për të shpjeguar atë që ka ndodhur.

Mediat raportuan se gruaja ishte ndaluar në afërsi të portës së Terminalit A, por më pas ajo arriti të kalonte fushën e sigurisë pa u kontrolluar dhe të humbiste mes mijëra njerëzve që ndodheshin në terminal.

Në aeroport po kryhen kontrolle, ndërkohë që autoritetet njoftuan se do të ketë vonesa të fluturimeve.

Për shkak të sulmeve terroriste që kanë goditur vendet e Europës kohët e fundit, Gjermania vijon të mbetet nën masa të rrepta sigurie./tvklan.al