Momente paniku u shkaktuan në Londër pas një alarmi të policisë për mbylljen e stacionit të metrosë Oxford Circus Tube në Londër.

Policë të armatosur rrethuan vendngjarjen dhe evakuuan të gjithë banorët. Pas qetësimit të situatës, policia londineze u shpreh se kishte marrë njoftime për të shtëna me armë zjarri pikërisht në këtë zonë.

Por pas verifikimit nuk rezultoi të kishte asgjë të ngjashme dhe nuk u gjet ndonjë gjurmë të dyshuarisht. Fillimisht u raportua edhe për mundësinë e një sulmi terrorist, por çdo gjë u sqarua më pas. Tashmë metroja është hapir. Policia tha se një grua u lëndua gjatë largimit me vrap pasi e kishte kapur paniku. /

tvklan.al