Një grup personash në tre makina hapën zjarr me kallashnikov në drejtim të të rinjve në qytetin francez të Marseille-s pasditen e kësaj të hëne.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 dhe të paktën një person mbeti i plagosur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, personat e armatosur hapën zjarr në drejtim të një grupi të rinjsh, jashtë qendrës së qytetit.

Teksa autorët po largoheshin mësohet se pati edhe një shkëmbim zjarri me policinë. Sipas

France Bleu

, disa prej personave të armatosur po udhëtonin me një Renault Megane, që bllokoi një makinë policie që kishte shkuar në vendngjarje.

Pas kësaj të paktën 4 persona dolën jashtë nga makina dhe nisën të hapnin zjarr.

Policia iu kundërpërgjigj, duke goditur një prej xhamave, megjithatë autorët arritën të largoheshin.

Autoritetet vendosën parametrin e sigurisë në zonë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al