Christian Panucci kërkon që futbollistët e tij të tregohen të guximshëm në përballjen e së premtes në fushën e Spanjës. Trajneri i Kombëtares tha në konferencës para ndeshjes se përfaqësuesja shqiptare do të japë më të mirën përballë ekipit që kryeson grupin kualifikues të Botërorit.

“Nuk vijmë këtu për të qenë viktimë. Do të përpiqemi të luajmë me kurajo që të kundërsulmojmë ku mundemi, por jo gjithçka varet prej nesh, pasi Spanja nuk të lejon të luash. Kemi mungesa të rëndësishme prej pezullimeve, por kam lojtarë të tjerë cilësorë që mund t’i zëvendësojmë”.

Mungesat e kanë vendosur në vështirësi Christian Panucci, por e sigurtë është që kuqezinjtë do të luajnë me një reshtim mbrojtës. Në sulm do të luajë Sadiku, ndërsa mendohet që nga minuta e parë ta nisin edhe Xhaka e Kaçe. I grumbulluar me Shqipërinë është edhe Ivan Balliu Campeny, një katalan që shkon për të luajtur kundër Spanjës.

Ndeshja Spanjë – Shqipëri do të nisë në orën 20:45 në stadiumin “Rico Perez”, ku nuk do të mungojnë edhe tifozët kuqezi.

Tv Klan