Christian Panucci është trajneri i ri i Kombëtares. Italiani që do të zëvendësojë Gianni De Biasi mbërriti në mesnatë në Tiranë dhe do të zyrtarizohet sot rreth orës 11:00 në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Panucci nuk bëri komente duke i lënë për konferencën e përbashkët me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

“Do të flasim të mërkurën”.

Christian Panucci ka një përvojë të shkurtër si trajner me Livorno e Ternana, ndërsa ishte ndihmësi i Fabio Capello te Rusia disa vite më parë. 44-vjeçari do të debutojë në sfidën me Lihtenshtjenin më 2 Shtator në shtëpi.

Detyra e tij është kualifikimi i Kombëtares në finalet e Euro 2020 dhe ndeshjet e mbetura në eliminatoret e Botërorit 2018 do t’i shërbejnë për të njohur ekipin.

Tv Klan