Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se do të zyrtarizojë në orët në vijim emrin e trajnerit të ri të Kombëtares.

Më i përfoluri është Christian Panucci, por FSHF nuk e konfirmon.

Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare, pasi emri i Panucci nisi të qarkullonte në media si i përzgjedhuri i presidenti Armand Duka, federata saktësoi se po vijonte ende negociatat me kandidatët për pasuesin e Gianni De Biast.

Në garë, sipas Federatës janë përfshirë edhe Luigi De Canio dhe Alberto Malesani, të cilët kanë më shumë përvojë në rolin e trajnerit.

Presidenti Armand Duka e ka pranuar se dëshiron një trajner italian.

Panucci, ish-futbollist i Romes dhe përfaqësueses italiane, ishte ndihmësi i Fabio Capellos te Rusia disa vite më pare. Si trajner i parë ai ka drejtuar ekipet e Livornos dhe Ternanas.

Trajneri i ri ka si kusht në kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, kualifikimin e Kombëtares në finalet e Euro 2020.

/Tv Klan