Është ndeshja e parë e e tij dhe Christian Panucci do të kërkojë fitoren për shumë arsye. Më kryesorja është t’i tregojë Federatës së Futbollit se vendimi për t’i besuar kombëtaren ishte i drejtë.

Italiani do ta hedhë ekipin në sulm me rreshtimin 4-3-3. Formacionit kuqezi duket se do ti mungojë Sadiku, i cili nuk është në formën më të mirë dhe shpresohet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme ndaj Maqedonisë.

Në mungesë të tij, sulmues kryesor do të jetë Azdren Llullaku, njohës mjaft i mirë i portës. Bashkë me të Roshi dhe Eros Grezda . Në mesfushë do të jenë Abrashi, Basha dhe Memushaj nga krahët. Edhe këta të tre kanë shfaqur aftësi në fazë sulmi.

Në mbrojtje Panucci do të rreshtojë Hysaj, Mavraj, Ajeti ose Djimshiti dhe kapiten Ansi Agolli.

Në portë rikthehet titullar në “Elbasan Arena” Etrit Berisha.  Interesimi i tifozerisë për këtë ndeshje është mëse i vakët.

Edhe pak orë para fillimit në sportelet e shitjes së biletave nuk kishte rradhë. Në qytetin e Elbasanit të vetmit që mbajnë ngjyrat e kombëtares janë trotuaret nga shitësit ambulante të suvenireve. Megjithëse Lichtenshein nuk sjell shumë tifozë, angazhimi dhe masat e policisë do të jenë sërisht të larta.

Qindra uniforma blu kanë rrethuar stadiumin si dhe kanë izoluar rrugët që rrethojnë impiantin, ku do të luhet ndeshja.

Në formë proteste ndaj masave të policisë, grupimi Tifozat Kuqezi vazhdon të bojkotojë ndeshjet e kombëtares në Shqipëri, por premtojnë se do të jenë të pranishëm në stadiumin e Strumicës në përballjen me Maqedoninë./ Tv Klan