Papa Françesku ka dënuar bombardimet në qytetin e Alepos në Siri duke thënë se ata që vrasin civilë do të përgjigjen përpara Zotit.

Duke folur në një ndëtesë publike në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Françesku u bëri thirrje fuqive të mëdha që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët.

Ai e quajti Alepon “qytetin martir ku të gjithë po humbin jetën”.  Thirrja e kreut të Vatikanit vjen në një kohë ku Rusia dhe ushtria siriane, po luftojnë për të rimarrë qytetin nga duart e kryengritësve./ TV KLAN