Papa Françesku ka dënuar “gjenocidin” që kanë kryer forcat otomane ndaj armenëve, një shekull më parë.

“Për fat të keq, ajo tragjedi ka qenë e para në serinë e katastrofave të mjerueshme të shekullit të kaluar, që janë bërë për qëllime raciste, ideologjike apo fetare”,

ka thënë Papa. Këto komente ai i ka bërë të premten në Jerevan, gjatë një vizite treditore.

Në Prill të vitit 2015, Papa Françesku ka mbajtur një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan kushtuar 100-vjetorit të vrasjeve, duke i cilësuar ato si “gjenocidi i parë i shekullit 20”.

Turqia, e cila refuzon termin gjenocid, ka akuzuar Papën për shtrembërim të historisë./tvklan.al