Princi GeorgeBritania ka një tjetër ditë të rëndësishme në kalendar, sepse që prej 22 Korrikut të vitit 2013 lindi fëmija mbretëror, Princi George, djali i Princit William dhe Kate Middleton.

Me rastin e 1 – vjetorit të të voglit, George i kanë vërshuar dhuratat nga çdo skaj i botës, pavarësisht se Princi George ka gjithçka.

Dhuratat për Princin 1 – vjeçar ishin nga më të ndryshmet por edhe nga më të çuditshmet. Kështu, Conti Tibor Kalnoki, miku i gjyshit të tij, Charles, i ka dhuruar të voglit një kopësht me lule.

Ndërsa Papa Françesku,  i ka dhuruar atij një kryq të argjendtë me mbishkrimin “Nga Papa Françesku për Princin George”.

Sigurisht që as lodrat nuk kanë munguar, të cilat kanë qenë nga të më të ndryshmet.

M. Sejdini