Gjatë dëgjesës jubilare në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ka pasur një përqafim domethënës, me një grup prej 50 grash ish­ prostituta dhe transeksualë, që vinin nga 10 vende të ndryshme, të cilat kanë përjetuar tragjedinë e prostitucionit pasi kanë qenë viktima të trafikimit.

“Edhe gratë e detyruara të prostituojnë kanë diçka të bukur brenda tyre, që mund ta ndajnë me Papën, kanë dëshirë të luten së bashku me të, veçanërisht për fëmijët e tyre”

­. Dhe në fakt, në grupin e tyre nuk mungonin as fëmijët.

“Në vitet e fundit

, – thotë At Daniele për Osservatore Romano –

kemi takuar shumë vajza, një pjesë e tyre është duke vazhduar udhëtimin me ne,

ndërsa të tjera kanë fituar autonomi, madje duke u kthyer edhe në vendet nga vinin tek familjet e tyre. Kemi takuar edhe familjet e tyre, veçanërisht ato shqiptare, nigeriane dhe më shpesh ato rumune.”/tvklan.al