Papa Françesku ka takuar Lizzy Myers, një vajzë 6 – vjeçare, e cila është e destinuar që të humbasë shikimin dhe dëgjimin, si pasojë e një sëmundje të rrallë gjenetike.

Vetë Papa i është afruar Lizzy (Elisabeth) Myers dhe i ka vënë dorën mbi sy dhe ka shkëmbyer me të disa fjalë.

Vogëlushja është e prekur nga sindroma Usher e tipit 2, që në mënyrë progresive prek shikimin dhe dëgjimin.

Prindërit e saj, po përpiqen që ajo të ketë sa më shumë kujtime të bukura gjatë kësaj kohe.

Ata kanë plotësuar një listë me dëshira dhe një ndër më të rëndësishmet ishte që Lizzy të shikonte qytetin e Romës dhe të takonte Papën.

“Kur u drejtuam për në Vatikan ishim paska të dekurajuar. Por kur Papa ndaloi dhe i vuri dorën mbi sy, ishte një moment shumë emocionues”, tregon babai i vogëlushes /tvklan.a