Papa Françesku ka thënë se Kisha Kalotike duhet t’i kërkojnë ndjesë homoseksualëve për trajtimin e tyre, të cilët janë ofenduar dhe përjashtuar nga Kisha.

Duke folur me gazetarët në avionin papnor gjatë kthimit nga vizita e tij në Armeni, Papa ka thënë se gjithashtu Kisha duhet t’i kërkojnë falje edhe njerëzve të tjerë, që ishin të margjinalizuar, si gratë dhe të varfërit.

Papa Françesku duke cituar atë që thotë katekizmi kristian për të pranuar tjetrin ka thënë: “Unë do të përsëris atë që Katekizmi i Kishës thotë, se ata [homoseksualët] nuk duhet të diskriminohet, se ata duhet të respektohen”.

“Kisha duhet të kërkojë falje që nuk është sjellë mirë shumë herë. Kur them Kisha, e kam fjalën për të krishtërët, sepse Kisha është e Shenjtë. Ne jemi mëkatarët”, ka shtuar ai.

Në vitin 2013, Papa Françesku shprehu hapur qëndrimin e tij ndaj homoseksualëve duke thënë se: “Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Perëndinë dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për të gjykuar?”/tvklan.al