Vizita e Papa Françeskut në Kili është shoqëruar me dy të papritura që kanë bërë bujë në mediat botërore. Teksa lëvizte me automjetin papal, në një nga bulevardet e qytetit verior Ikike, Ati i Shenjtë bëri një gjest të rrallë.

Kreu i Vatikanit doli nga automjeti, duke thyer rregulloren për sigurinë e tij, për të ndihmuar personalisht një oficer sigurie që ra nga kali.

Oficeri pësoi lëndime në trup dhe u shoqërua më pas me ambulancë drejt spitalit. Më herët, gjatë udhëtimit me avion nga Santiago drejt këtij qyteti, Papa lidhi në martesë një çift asistentësh të fluturimit. Kreu i Kishës Katolike u vuri kurorat Karlos Thjufardit dhe Paola Podestës, 41 dhe 39 vjeç.

Ata ishin martuar në vitin 2010, por tërmeti i fortë që goditi atë vit Kilin i detyroi ta anulonin martesën në kishë. Për Papa Françeskun, 11 mijë metra mbi tokë është pika më e lartë deri më sot, ku ka lidhur një martesë.

Tv Klan