Papa ne Bubq“Nuk duhet të na vijë turp nga varfëria”.

Ishte kjo thirrja e Papa Françeskut gjatë fjalës së tij në qendrën “Betania” në Bubq, ku nën kujdesin e vullnetarëve katolikë strehohen fëmijë të braktisur.

Gjatë vizitës së tij në këtë qendër Papa theksoi se është e mundur një bashkëjetesë vëllazërore mes njerëzve të besimeve dhe etnive të ndryshme, ndërsa shtoi se dallimet nuk e pengojnë besimin.

Ai tha se diferencat nuk duhet të pengojnë harmoninë dhe se përballja me vuajtjet dhe sulmet na tregon se mund të heqim dorë nga hakmarrja.

Në fund të fjalës së tij Atij i Shenjtë iu drejtua të pranishmëve në qendrën “Betania” duke u dërguar bekimet e Tij dhe duke u kërkuar të luten për të.

tvklan.al