Takimi historik i Papa Françeskut dhe patriarkut të Moskës Kirill në Havana të Kubës mund të shënojë fillimin e fundit të përplasjeve mes degëve të Krishtërimit, të cilat vazhdojnë prej mëse 1000 vjetësh.

Kjo është biseda e parë mes një Pape dhe Patriarkut të Kishës Ruse, prej shekullit të 11-të, kur ndodhi ndarja e degëve të Krishtërimit.

Përmes një deklarate të përbashkët Papa Françesk dhe Patriarku Kirill bënë thirrje botës të mbrojnë të krishterët nga përndjekja dhe shfarosja në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Ndryshe nga Papa Françesk që po përpiqet të ndryshojë Kishën Katolike, Patriarku i kishës ortodokse ruse, Kirill që mori detyrën në vitin 2009, ka një ndikim të madh në degët e tjera të ortodoksisë.

Nuk pritet që ky takim do të sjellë një riafrim të shpejtë mes dy Kishave. Mbeten ende dallime, veçanërisht për Ukrainën Perëndimore, ku kisha katolike ndjek ritet e kishës së lindjes, por i jep llogari selisë së shenjtë.

Ndërsa Kisha Ortodokse Ruse e konsideron Ukrainën Perëndimore si pjesë të territorit të saj. Kubës dhe Presidentit Raul Kastro, pritja e takimit historik u shton pikë në arenën ndërkombëtare.

Tv Klan