Papa takon kreretKrerët e komuniteteve fetare pritën Papa Françeskun në një takim që vetë Ati i Shenjtë e çmoi si tepër të vlefshëm për unitetin dhe harmoninë fetare.

Kreu i Vatikanit tha se liria e vërtetë fetare shmang intolerancën dhe nxit dialogun, pa të cilin nuk mund të ecet përpara.

Më pas Ati i Shenjtë zhvilloi takime kokë më kokë me krerët e komuniteteve fetare dhe iu drejtua Katedrales së Shën Palit për të bekuar 5 këmbanat në hyrje të saj dhe për të mbajtur lutjen e mbrëmësores.

Pasi dëgjoi dëshmitë e dy meshtarëve që i mbijetuan persekutimit komunist Papa Françesku tha se 40 martirët e Kishës Katolike kanë ndjerë ngushëllimin e Zotit.

Tv Klan