Paqeruajtësit francezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Afrikën Qëndrore, akuzohen se kanë kryer abuzime seksuale dhe akte zoofilie me vajza të reja.

OKB -ja njoftoi ditën e enjte se ushtarët francezë, të angazhuar për rivendosjen e paqes në vend, në vitin 2014 kanë detyruar vajza të reja të kryejnë marrëdhënie seksuale me kafshët, në këmbim të një shume të vogël parash.

Të paktën 3 vajza pranuan se janë zhveshur forcërisht nga ushtarët francezë të operacionit Sangaris.

OKB ka hapur menjëherë një hetim për zbardhjen e akuzave të rënda, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon është shprehur thellësisht i shokuar për ngjarjen.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i autoriteteve franceze për skandalin.

Ambasadori francez në Kombet e Bashkuar, Fronsua Dëlatrë, u zotua se Franca do të hedhë dritë rreth të gjitha akuzave që kanë përfshirë paqeruatësit francezë.

Ai tha se rastet e abuzimeve seksuale janë akte të urryeshme.

Paqeruajtësit e OKB –së janë akuzuar për abuzime seksuale me të miturit edhe më parë me 69 raste të denoncuara vetëm vitin e kaluar.

Tv Klan