Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga çadra e protestës lidhur me 22 marsin e vitit 1992. Berisha tha se para 25 vitesh Shqipëria ishte vendi më i izoluar në botë dhe nuk mund të lëvizte në ansjë vend, ndërsa sot lëviz lirshëm në të gjithë kontinentin e saj.

Sipas Berishës, Shqipëria në vitet ’90 renditej tek vendet me të ardhurat më të vogla pas Angolës, ndërsa sot të ardhurat janë më të larta. 

22 marsi është dita në të cilën shqiptarët nisën rrugën e ndërtimit të sistemit të bazuar në vlera e lirisë, në interesin Kombëtar, të bazuar në parimet njerëzore dhe hyjnore të cilat zhvilluan frontet e lira.

25 vite më parë në mbarë vendin vërshoi entuziazmi dhe shpresa e shqiptarëve për një të ardhme që meritonin, ndërkohë situata ishte më katastrofike, sesa çdo njeri këtu dhe ata që e kanë përjetuar mund ta imagjinojnë. Historia në një aspekt është arkivë, por edhe mesazh dhe për këtë ajo na duhet shumë. Gjithnjë duhet të kemi vëmendjen mirënjohjen dhe vlerësimin se si mund të projektojmë më mirë të ardhmen tonë dhe të mund të ecim në një rrugë pa përsëritur gabimet, vuajtjet, edhe sakrificat e panevojshme të të shkuarës. 25 vite Shqipëria me gjithë vështirësitë që ka njohur, ka arritur më shumë se asnjë popull tjetër apo komb i caktuar. Kombe të ndara të të copëtuara ka dhe të tjera në Europë., por shqiptarët ja dolën të jenë të lirë dhe me dy shtete.

Të ardhurat për frymë të qytetarëve shqiptarë në vitin 1992 ishin të barabarta me Angolën, por Shqipëria renditen në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Shqiptarët ishin qeniet më të izoluar t planetit, sot ata lëvzin të lirë në mbarë kontinentin e tyre.

 Kemi mbi një muaj që po kërkojmë në këtë bulevard për lirinë tonë themelore të votës. Ne këtë vendim ekstrem e kemi marrë po në kushtet  ekstreme të eksponentëve në pushtet, ku klika e atyre që rrëzuan në 22 mars ka rikthyer me emra praktika të papajtueshme për një vend të lirë dhe mbi të gjitha ka zhdukur për shqiptarët çdo shpresë për të votuar të lirë. Mendoni vetëm për një moment, Shqipëria për shkak të kiklave elektorale të Edi Ramës është mbushur më kanabis nga cepi në cep të vendit. Po të falëm votën, te kemi falur jetën, po nuk të falëm votën dihet se nuk te kemi folur as jetën. Ne përjetuam njëherë diktaturën harroje se do e përjetojmë përsëri atë./

tvklan.al

Vijon…