Kombëtarja e basketbollit të meshkujve synon të kalojë në turin kualifikues të Botërorit. Ekipi po përgatitet për fazës paraeliminatore prej fillimit të këtij muaji dhe për trajnerin Antonis Constantinides është koha që Shqipëria ta kthejë në traditë fitoren në fushën e saj.

Antonis Constantinides (Trajner i Kombëtares së Basketbollit)

Ne duhet ta kthejmë në traditë, duke mos lënë kundërshtarët të na mundin në shtëpinë tonë. Ne duhet të kalojmë në fazën kualifikuese të botërorit.

Në grupin e Shqipërisë janë Austria dhe Holanda. Para ndeshjeve zyrtare që do të zhvillohen në muajin Gusht do të luhen edhe 2 miqësore me Kosovën, më pas një turneu në Armeni. Për presidentin e Federatës së Basketbollit, Avni Ponari, Kombëtarja është më e mirë se më parë.

Avni Ponari (Presidenti i FSHB-së)

Ekipi është shumë më mirë se në vitet e kaluar. Po krijohet një eksperiencë e re, një mentalitet i ri.

Kombëtarja do të zhvillojë ndeshjet në shtëpi në sallën “Feti Borova”, pjesë e Parkut Olimpik.

Tv Klan