Parakalimi i gabuar i automjetit ka shkaktuar një viktimë, në aksin Shkodër- Vau Dejes pranë fshatit Stajka.  Aksidenti i rëndë ka ndodhur kur automjeti tip “Skoda” me targa AA 632 HK, që drejtohej nga 47- vjecari Edmond Lisi në paraklim e sipër është përplasur me një kamion me targa AA 935 LO dhe më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Përplasja ka qënë e fortë ndërsa drejtuesi i makinës ka marrë plagë të rëndë. Kanë qënë kalimtarë të rastit ata të cilët i kanë ardhur në ndihmë 47-vjeçarit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, po pavarësisht ndihmës së marrë ka ndërruar jetë.

Dalja jashtë rrugës dhe përfundimi na kanal ka rezultuar fatale për drejtuesin e autoveturës, 47-vjeçarin Edmond Lisi. / tvklan.al