Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar se ata që flenë më shumë se nëntë orë në ditë janë të prirur të përjetojnë ankth.  

Grupi i studiuesve nga Universiteti i Oxford-it, me në krye me Stephanie Rek, realizuan studimin me 846 persona, raporton Anadolu Agency.

Studiuesit i pyesnin pjesëmarrësit sa shpesh kanë pasur ankthe gjatë dy javëve të fundit, dhe sa ato kanë qenë të këqija. Tek të anketuarit është vërtetuar se më shumë ata kanë ankthe si pasojë e shqetësimit mos kanë bërë ndonjë hap të gabuar.

Në këtë mënyrë shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se stresi dhe shqetësimi para gjumit janë shkaktar i ankthit dhe është vërtetuar se fjetja me mbi 9 orë rrit mundësinë e ankthit.

Rek theksoi se gjumi i tepërt, rrit fazën REM, gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve, ndërsa kjo është periudha kur njerëzit kanë më shpesh ankthe.

Studimi nuk vërtetoi sa mund të ndikojë në ankth përdorimi i  alkoolit apo aktiviteti fizik.