Një ngjarje e rëndë u parandalua ditën e sotme në Kamzë. Lutfi Drazhi, 76 – vjeç, tentoi të vriste me armë zjarri, djalin e tij G. Drazhi, 38 – vjeç.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë së Komisariatit Nr 5, u bë i mundur parandalimi i krimit dhe arrestimi i 76 – vjeçarit Drazhi, si dhe shtetasit, Uzri Shira, 65 – vjeç.

Ky i fundit u arrestuar pasi, sipas policisë, një ditë më parë ai i kishte shitur Drazhit një pushkë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Shiras është gjetur edhe një automatik tip AK – 47, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.

Aktualisht, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al