Autoritetet në Korçë kanë mundur të parandalojnë një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda. Bëhet fjalë për një konflikt në një familje me protagonist 38-vjeçarin Simon Kupe, i cili tashmë është arrestuar.

Burime zyrtare sqarojnë se gjatë ditës së shtunë, në lagjen nr 18 të Korçës, Kupe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij 48-vjeçar, V.K. Gjithçka mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta, megjithatë policia nuk jep detaje të tjera.

Gjatë kohës që po shoqërohej për në polici, Kupe ka bërë edhe rezistencë dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e 38-vjeçarit policia gjeti 1 armë gjahu me 46 copë fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i kishte pa lejen e organeve përkatëse.

/tvklan.al