Policia belge ka parandaluar këtë enjte një ngjarje që mund të kishte patur pasoja të rënda.

Paraprakisht mësohet se është ndaluar një person, i cili tentoi të futej me makinë në një zonë tregtare me shpejtësi të lartë, në Antwerp.

I arrestuari, sipas mediave belge është me origjinë afrikano – veriore dhe emër i njohur nga autoritetet, si person i radikalizuar. 

Ai drejtonte një makinë me targa franceze dhe u arrestua pranë lumit Schelde, pas ndjekjes nga policia. Në automjet mësohet se autoritetet ka gjetur edhe armë.

Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore e ushtarake.

Kjo vjen pa u mbushur ende 24 orë nga sulmi në Westminster të Britanisë së Madhe, ku një person përplasi me makinë këmbësorët në trotuar duke vrarë dy prej tyre, ndërsa më pas vrau me thikë një oficer policie./tvklan.al