Karabinierët kanë parandaluar një ngjarje të rëndë në një familje shqiptare, që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Orët e vona të një nate më parë, një 43 – vjeçar ka tentuar të vrasë me hanxhar bashkëshorten e tij 41 – vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Savona dhe sipas mediave italiane, karabinierët ndërhynë pasi fqinjët kishin njoftuar për një zënkë në familje.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, autoritetet kanë bërë të mundur ndalimin e shqiptarit me iniciale P.G, i cili pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, kishte marrë një hanxhar dhe e kishte kërcënuar atë me jetë.

Hetimet e autoriteteve të Savonës zbuluan se rastet e dhunës në këtë familje vijonin prej vitesh, por nuk ishin denoncuar kurrë më parë, deri një natë më parë kur situata degjeneroi në tentativë vrasjeje.

41 – vjeçarja me iniciale C.R u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al