Kinemaja i la vendin modës në Festivalin e filmit në Venezia, i cili uli siparin pas 1 jave prezantimesh, ku parakaluan disa nga yjet më të njohur të ekranit.

Të shumta ishin aktoret të cilat konkurruan edhe me veshje në tapetin e kuq. Fustani i gjatë deri në fund të këmbëve ishte ai më i preferuari.

Jennifer Lawrence, Zhulian Mur, bashkëshortja e George Clooney, Amal, Penélope Cruz, Jane Fonda e Kirsten Dunst  ishin vetëm disa nga yjet që zgjodhën të kishin paraqitjen prej princeshe në prezantimin e tyre.

Tv Klan