Arlind Ajeti zhgënjeu në paraqitjen e tij të radhës në Serie A. Torino barazoi 2 – 2 me Fiorentina, por ishte në disavantazh me mbrojtësin shqiptar në fushë.

Ajeti u vlerësua si tepër i ngadaltë në veprimet e tij, pasi e pati të vështirë në pengonte sulmuesit kundërshtarë. Gazeta torineze “Tuttosport” ia ngarkon atij përgjegjësinë për gabimet në mbrojtje, duke shkuar më tej me një parashikim se nuk ka çfarë të japë më për ekipin e Mihajlovic.

Ajeti ishte i pari i larguar nga fusha si titullar, një shenjë që tregon shumë për pakënaqësinë e trajnerit Sinisa Mihajlovic në fund të pjesës së parë.

Tre ndeshje në kampionat, 1 gol i shënuar, por shumë gabime që ndëshkuan Torino në përballjet me Pescara e Empoli. Arlind Ajeti u afrua me bujë, por asgjë nuk shkoi siç pritej. Lëndimet e vështirësuan gjendjen e tij dhe pati hapësira vetëm me mungesën e titullarëve./ TV KLAN