Serbia do të mund të përfundonte bisedimet me Bashkimin Evropian në kohën kur presidencën e BE-së do ta merrte Kroacia. Në gjysmën e parë të vitit 2020, Kroacia duhet të marrë presidencën e BE-së e në atë kohë pritet edhe përfundimi i negociatave serbe.

“Brenda disa ditësh, do ta kemi të qartë që nëse për shkak të Brexitit do të ketë orar tjetër të kryesimit të BE-së, që do të thotë se Kroacia do të mund ta merret më herët kryesimin e Bashkimit Evropian. Në atë kohë presim fundin e bisedimeve me Serbinë”,

citon Novosti i Beogradit të ketë thënë një diplomat i paidentifikuar të Brukselit.

Para Kroacisë, e cila presidencën duhet ta marrë më 1 Janar 2020, me BE-në do të kryesojnë Rumania e Finlanda e në atë kohë pritet fundi i negociatave me Serbinë, citon Koha.net.

Megjithatë, ka thënë diplomati, “kur bëhet fjalë për BE-në, rreth datave duhet pasur gjithmonë kujdes.”/tvklan.al