Baba Vanga, gruaja e verbër e cila parashikoi sulmet e 11 Shtatorit, parashikoi gjithashtu se një ditë Vladimir Putin do të ishte udhëheqësi i botës. “Profetja” bullgare e cila vdiq në moshën 85-vjeçare në vitin 1996, njihej gjithashtu si ‘Nostradamus i Ballkanit’.

Në vitin 1979 Vanga, e cila ka pasur sukses në thuajse 85 përqind të parashikimeve të saj, i tha shkrimtarit Valentin Sidorov se Rusia do të bëhej “zoti i botës” pasi Europa të shndërrohej në një “djerrinë”.

“Gjithçka do të shkrihet, si akull, vetëm një do të mbetet e paprekur – Lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Shumë do të bjerë mbi një viktimë. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë”.

Puti, i cili u bë për herë të parë president 18 vjet më parë, pas zgjedhjeve të së dielës do të qëndrojë në pushtet edhe 6 vjet të tjera. Ai e mori rolin e presidentit të Rusisë në Dhjetor të 1999-s dhe që prej asaj kohe ka dominuar politikën ruse.

/tvklan.al