DIABETI

Shkenca shënon hapa përpara në testimin e sëmundjes së diabetit. Një ekip mjekësh italianë – përmes të ashtuquajturës, kurbë e glukozës në gjak mundësojnë parashikimin e diabetit për pesë vitet e ardhshëm, edhe tek ata persona, që nuk janë konsideruar të rrezikuar.

Zbulimi mbështetet tek disa parametra të rinj leximi, që nuk janë përdorur deri tani të një testi ekonomik, që mund të kryehet lehtësisht, kurba e glicemisë, që përdoret shpesh gjatë shtatëzanisë.

Studimi italian është publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism” hap skenare të reja në parandalimin e sëmundjes. Testimi i kurbës së glicemisë, që kryehet edhe gjatë shtatëzanisë realizohet duket matur gliceminë esëll dhe dy orë pas marrjes së 75 gramëve të glukozës.

Studimi, që është kryer nga profesor Xhiorxhi Sesti, presidenti i Shoqatës Italiane të Diabetologjisë, dëshmon rëndësinë e vlerësimit të glicemisë edhe një pas një orë pas marrjes së sheqerit, për të zbuluar personat shumë të rrezikuar, një kategori deri tani e shpërfillur, por që edhe ndaj saj mund të ndërhyhet.

Duke iu referuar shifrave të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit janë 387 milionë persona në botë, të prekur nga kjo sëmundje.

Tv Klan