Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore. Parashikohet që edhe gjatë natës të mbetemi në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur vlerat e tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim jo më shumë se 2 ballë./tvklan.al