Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Jugun dhe Qendrën e territorit ndërsa moti i kthjellët ndikon Veriun e Shqipërisë.

Pasditja vijon me kthjellime në zonat Veriore ndërsa kthjellime e vranësira të lehta do të ketë në zonat qendrore dhe jugore. Në mbrëmje dhe gjatë natës territori mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 1 – 2°C në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor dhe për pasojë, në det do të ketë dallgëzim të ulët.

/tvklan.al