Parashikimi i motit 11 Shtator 2017



Deri në mesditë vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, më të dukshme në veri-veriperëndim të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat veriperëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin, shirat do të jenë rrebeshe të shoqëruar me stuhi të forta ere dhe rrufe. Parashikohet që edhe gjatë natës i gjithë vendi të dominohet nga shira me intensitet mesatar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë./tvklan.al

Kategori
MotiTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*