Kthjellimet dhe vranësirat e lehta dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore veriore do të ketë vranësira disi më të dendura.

Pjesa e dytë e ditës vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke rrezikuar shira të izoluar, më të dukshme në zonat jugore dhe jugperëndimore. Gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira të dendura.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rënie të lehte të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al