Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë nga veriu i Afrikës do të bëjnë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të dominojnë në  pjesën më të madhe të territorit, përjashtim bëjnë zonat malore Lindore të cilat do të kenë herë pa here kalime vranësirash të lehta.

Po ashtu edhe orët e pasdites duke përfshirë edhe natën do të mbeten me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por mesatare pasdite duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al