Zonat veriore do të mbeten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme paraqitet moti në zonat qendrore dhe jugore të vendit. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike edhe në zonat veriore duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshime të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Ishujt britanike si edhe Europa qendrore do të jenë nën domininim e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat e dendur të jenë prezent. Më të dendur shirat paraqiten në Francë dhe Austri ku herë pas here do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe shira të dobët e lokalë do të mbetet moti për gadishullin e Ballkanit. Ndërsa me kthjellime dhe temperatura relativisht të larta paraqiten: gadishulli Iberik, një pjesë e Mesdheut si edhe brigjet e detit Egje.