Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat verilindore dhe juglindore të territorit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendin, here pas herë do të ketë edhe rrebeshe. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale, më e ndjeshme kjo në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.