Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, por me vranësira dhe shira të dobët e lokale paraqitet motit për zonat malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshëm atmosferikë për zonat malore pasi vranësirat dhe shirat do të mbeten prezentë ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të paraqitet motit për në pjesën tjetër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje më të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al