Vendi ynë do të dominohet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të ndikojnë mot kryesisht të kthjellët. Herë pas here do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, më të dukshme në ekstremin verior- verilindor të vendit.

 Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë disi më të pranishme në zonat malore verilindore duke gjeneruar shira të izoluar, ndërsa bregdeti dhe zonat e ulëta do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por orët e mesditës do të sjellin një rënie të lehtë të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri 2 ballë.