Zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik në vendin tonë do të ndikojë vranësira dhe shira në të gjithë territorin, në zonat malore do të ketë edhe reshje të pakta dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër ne ultësirën perëndimore ndërsa me reshje shiu e dëbore do të paraqitet moti për zonat malore verilindore – juglindore. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 – 4 gradë si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës, temperatura të cilat do të jenë më të ulëta se vlerat normale klimatike. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriore dhe veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë./tvklan.al