Që në orët e para të ditës moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.

Pas mesditës vranësirat largohen gradualisht nga zonat Perëndimore ku do ketë shtim të kthjellimeve ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë në zonat Veriore dhe Lindore ku priten reshje të pakta e të izoluara dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante gjatë orëve të para të ditës, por një rritje me 2°C sjell mesdita, në të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 ballë.

/tvklan.al