Moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të zonave malore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare. Pjesa e dyte e ditës do të mbetet me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në të gjithë vendin. Edhe gjatë orëve të natës nuk priten ndryshime të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Prezenca e dy qendrave me presion të lartë atmosferik përkatësisht në jugperëndim dhe qendër të Europës do të ndikojnë mot të qëndrueshëmë në pjesën më të madhe të kontinentit. Konkretisht me diell do të paraqitet moti në gadishullin Iberik, vendet mesdhetare, gadishullin e Ballkanit dhe Europën qendrore. Ndërsa Europa Veriore dhe ajo Lindore do të dominohen nga vranësira te dendura dhe reshje dëbore.