Edhe dita e diel do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant. Në zonat veriore do të ketë herë pas here vranësira të lehta.

Sërish zonat me temperatura shumë të larta priten të jenë zonat e ulëta. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë territorin e vendit.

Për sa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit do të vijonë të mbeten shumë të larta në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi permannet Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë./

tvklan.al